Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’.

Kështu, gjatë një kontrolli të ushtruar në Tiranë gjatë kësaj fundjave, policia ka konstatuar 21 raste ku shoferët drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa disa prej tyre ecnin me shpejtësi nga 150 km/h deri në 176 km/h. Këta drejtues mjetesh janë penalizuar.


“Kontrolle te shtuara ne fundjave.
Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet me Radar ne rrugen interurbane Tirane-Durres per parandalimin e aksidenteve. Prej ores 20.00 te mbremjes e deri ne oren 02.00 te mengjesit te sotem jane konstatuar 21 raste te tejkalimit te shpejtesise deri ne dy fish mbi normen e lejuar.
Shpejtesi qe varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial per sigurine e jetes.
?? e kryeqytetit do vijoje kontrollet pergjate fundjaves me sherbime te shtuara duke perdorur radarin e dragerat, me qellimin e vetem, sigurine e jetes ne rruge.
Mos ✈ por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, se ne rastin me te mire ju pret ???✍✍✍, e ne rastin me te keq ?? dhe destinacioni per ?❓❓❓❓”, thuhet në njoftimin e policisë në “Facebook”.

Po ashtu policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle edhe tek mjetet e transportit publik në orët e vona të natës, ndërsa thuhet se nuk janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Policia Rrugore e Tiranes, pas kontrolleve ne oret e para te mengjesit, po vazhdon kontrollin e mjeteve te transportit publik ne oret e vona, me qellim verifikimin e nivelit te alkoolit dhe shkelje te tjera gjate transportit.
Gjate mbremjes pergjate 1 ore u kontrolluan dhe u verifikuan 22 mjete te kesaj kategorie dhe nuk u konstatua asnje rast nen efektin e alkoolit.
??♀, e kryeqytetit u kerkon ndjese te gjithe pasagjereve per vonesat gjate kontrolleve policore dhe falenderon te gjithe drejtuesit e mjeteve per mirekuptimin dhe zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor.”, shkruan policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb