TIRANE- Policia Rrugore gjatë aksionit të ushtruar gjatë natës kanë ndaluar një drejtues të një mjeti që ecte me shpejtësi, madje edhe duke folur në telefon në autostradën Tiranë-Durrës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “FB’ të policisë së Shtetit, drejtuesi i mjetit tip BMË ishte arsyetuar se nuk i kishte parë punonjësit e policisë gjatë kohës që fliste në telefon.

“Live: Në autostradën Durres-Tirane.
Drejtuesi i BMW-se luksoze me shpejtesi dy here me shume se limiti i lejuar nuk i ndalon Policise por kapet ne Kombinat pas ndjekies nga sherbimet e tjera te Policise, me pretendimin se flisja ne cel.nuk i pashe punonjesit e Policise.
Shpejtesi + celular ne timon + lageshia ne rruge = destinacion??????? , rrezik potencial per veten dhe perdoruesit e rruges.

Drejtues mjetesh: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni ate. Respektoni shenjat e ndalimit nga punonjesit e policise rrugore, pasi mundesia per tju shmangur shkeljes eshte pothuaj zero.”, thuhet në njoftimin e policisë.
29496950_2133889650230728_8931081194672726673_n

29497657_2133889630230730_4673393641375019753_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: