TIRANE– Policia Rrugore e Tiranës gjatë monitorimit të shpejtësisë së mjeteve në rrugën Interurbane kryesore Tirane-Durrës dhe anasjelltas, në morinë e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar të shpejtësisë, konstaton shkelje të cilat për shkak të rrezikshmërisë konsiderohen të rënda.

I tillë ka qenë rasti i drejtuesit të mjetit tip “Benz B-Clas”, 46 vjeçari Xh.D. Ai është ndaluar pasi po lëvizte në aksin Tiranë-Durrës me shpejtë 140 km/h, dhe në gjendje të dehur.

“Kombinim i shpejtesise mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me kete shpejtesi nen efektin e alkoolit ne masen 0.39 mg/l.

Me shumë se kaq nuk mund te bente nje drejtues mjeti per te rrezikuar seriozisht jeten e tij, te atyre qe e shoqerojne por edhe perdoruesve te tjere te rruges!! Duaje jeten, drejto me kujdes”, bën me dije policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb