ZVICËR

Policia e kantonit Appenzell Ausserrhoden në Zvicër ka bërë kontrolle të imtësishme në rrugë me synim goditjen e rasteve, ku drejtuesit e makinave tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

Gjatë kontrolleve të policisë është ndaluar një 47-vjeçar, i cili po lëvizte me shpejtësi prej 162 km/h. Policia është treguar e ashpër ndaj shoferit, të cilit i është konfiskuar edhe patentë shoferi.

Ndërkohë ka pasur edhe ndalime të tjera në rrugë, ku është konstatuar se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara nga 108 deri në 131 km/h.  Shkelësit e rregulloreve do të përgjigjen para prokurorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: