POGRADEC

Digjet totalisht një mjet në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht.

Nga informacionet paraprake mësohet se mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se ka marrë flakë aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në aksin kryesor çka ka krijuar edhe trafik të mjeteve.

Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raportoi për “BalkanWeb” se dinamika e aksidentit ka qenë e tillë: mjeti me shpejtësi të madhe ka devijuar duke u përplasur me murin anësor të aksit nacional dhe më pas makina është përfshirë nga flakët pasi ka qenë e pajisur me bombël gazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: