TIRANE- Rektori i universitetit “Luarasi”, Arben Malaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 22-vjeçar, Marvi Mihali, u vra me thikë pas një sherri banal. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook”, Malaj shprehet i tronditur për vrasjen e studentit të Fakultetit të Drejtësisë.

Teksa shpeh ngushëllime për ngjarjen e rëndë, Rektori Malaj thekson se stafi akademik dhe studentët e “Luarasit” ndodhen pranë prindërve e miqve të Marvit.

“Te dashur kolege, kemi marr nje lajm trondites Dje eshte vrare ne menyre tragjike studenti yne i fakulteti te drejtesise Marvi Mihali,. Me shpirtin e vrare nga ky lajm trondites, stafi akademik dhe studentet e Luarasit ndodhemi sot prane prinderve, miqve dhe kolegeve te Marvit. Zoti ju dhente force dhe kurajo prinderve te tij! U prehte ne paqe Marvi yne i dashur.. Arbeni”, shkruan Rektori i Universiteti “Luarasi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: