Është publikuar për herë të parë deklarata e Kim Kardashian dhënë policisë, lidhur me ngjarjen dramatike në Paris, ku iu grabiten bizhuteri në vlera milionëshe.

Raporti i publikuar në Le Journal du Dimanche, i bukuroshes 36-vjeçare përshkruan se si grabitësit e maskuar e kapën dhe nxorën në korridor. Pak ditë më parë policia franceze arriti të arrestojë edhe autorët e dyshuar të grabitjes. Më poshtë është deklarata e plotë e Kim.

DEKLARATA E KIM KARDASHIAN PËR POLICINË FRANCEZE

Unë kam ardhur në Paris me avion për javën e modës. U ktheva rreth orës 12:00 të mesnatës për të shkuar në shtrat.

Unë isha duke marrë pjesë në një darkë të modës. U ktheva me Simone Harouche dhe me motrën time Kourtney. Të gjithë miqtë u ngjitën në dhomën time, të cilët u larguan rreth orës 1:00 pas mesnate.

Do të doja ta bëja të qartë se Simone nuk kishte ardhur me ne dhe se ajo ishte duke fjetur kur u ktheva. Asistenti im Stephanie dhe motra ime Kourtney shkuan për të ndërruar rrobat. Pastaj, unë shkova në kompjuterin tim lart dhe kam punuar.

Kam dëgjuar zhurmë nga dera dhe pyeta se kush ishte aty, por askush nuk u përgjigj. Në orën 2:56 pas mesnate kam thirrur truprojën tim. I pashë nga dera dy njerëz që po vinin bashkë me një tjetër të cilin e kishin lidhur. Të dy burrat ishin të maskuar dhe kishin një xhaketë me mbishkrimin ‘Police’. Individi i dytë kishte të njëjtat rroba, por nuk e mbante syze.

Individi me syze më grabiti telefonin Blackberry. Ai me syze ishte 1.70 metra i lartë, i hollë, me pantallona të zeza dhe çizme të zeza. Ai foli me mua në frëngjisht. Ai ishte një evropian.

Individi i dytë ishte po ashtu evropian dhe shtatlartë, i cili qëndroi me agjentin e sigurisë. Ai ishte rreth 1.80 metra i lartë dhe ishte i veshur në të njëjtën mënyrë.

Ai me syze qëndroi me mua dhe më pyeti me një theks të fortë francez se ku ishte unaza ime. Ajo ishte e vendosur në një tavolinë afër dhe kushton katër milionë dollarë.

Unë iu përgjigja duke i thënë se nuk e di, derisa ai mori një armë dhe nën kërcënim e saj më tha t’i tregoj se ku është unaza. Ai vuri armën drejt meje. Mori unazën dhe mbante dorëza. Më pyeti se ku gjendeshin sendet dhe paratë tjera.

Ata më kapën dhe më çuan në korridor. Unë kam qenë e veshur me një robdeshambër. Pastaj shkuam në dhomë përsëri dhe ata më shtynë në krevat. Ata më lidhën me kabllo dhe shirita plastikë në duar, këmbë dhe më mbyllën gojën me shirit.

Pastaj më dërguan në banjë, më konkretisht në vaskën time. Kam harruar të them se kur më shtynë në krevat, ata u drejtuan drejt kuletës time dhe pastruan çdo gjë që kishte në të.

Kutia ime me stoli Vuitton, ishte afër çantës sime. Në kutinë time të stolive kanë qenë dy rrathë nga Cartier, të gjithë me diamante, një gjerdan me Jakobin i gjithi në ari dhe diamant, një palë vathë diamanti me Lauren Schwartz dhe të tjerët ishin nga Janina.

Kanë qenë po ashtu tre qafore nga Jakobi të gjitha në ar, rrathë të vegjël, bizhuteri e unaza. Gjithashtu kisha një diamant në formë kryqi, nga Jakobini. Një orë nga Rolex e gjitha në ari si dhe dy unaza ari të verdhë. /Kosova Press/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb