“Topi i Artë” u rikthye dhe një herë pas një mungese 2 vjeçare duke vendosur emrat më të rëndësishëm të botës së futbollit përkrah njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme u bë publike dhe lista me 30 kandidatët për të fituar trofeun, ku përveç emrave të Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, ishte dhe emri i sulmuesit të Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Polaku mbylli një sezon fantastik në nivelin personal duke i cilësuar si sulmuesi më i mirë në botë për momentin. Lewandowski shënoi 41 gola në 32 ndeshje me Bayern në vitin 2021, ndërsa 9 gola në po kaq ndeshje me kombëtaren e tij Poloninë.

Më shumë gola se ndeshje për yllin polak që është pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Statistika të pabesueshme këto nga Robert Lewandowski duke thyer çdo rekord e duke lënë prapa çdo kundërshtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb