TIRANE

Për Rudina Hajdarin, propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi të gjitha për shqiptarët. Hajdari u shpreh se praktikisht është i njëjti propozim si ai i mëparshëm, thjesht i artikuluar ndryshe me më shumë hile dhe truke brenda.

Është për t’u keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantesh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojmë këtë propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile.

Duam që deputetët t’i vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerezish. Mirëqenia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë. – u shpreh Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb