Gena është një artist shumë i njohur dhe prej vitesh vazhdon të mbetet shumë aktiv me koncerte dhe me projekte të reja. Së fundmi ai ka realizuar nëj intervistë në “Pardon My French”, ku ka ironizuar artistët e rinj duke shprehur se blejnë klikimet e këngëve.

“Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blenë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma.”- tha këngëtari.

Gjatë intervistës ai u pyet nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”, ku tha se nuk e di nëse e lë bashkëshortja.

“Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk.”– tha ai.

Gena rrëfeu gjithashtu njohjen me partneren e tij prej 14-vitesh, dhe planet për dasmë.

“Me Lorin jemi njohur në një nga ‘club-et’ e asaj kohe. Kishte ardhur për të marrë një vizë për në Greqi. Edhe shyqyr që më gjeti mua që e mori vizën. Llotaria e saj isha unë. Mos gaboj kemi 14 vjet bashkë. Për dasmën Lori e di tani.”– zbuloi Gena.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: