PRESHEVË- Në Preshevë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë arritur më shumë se 2 mijë njerëz, gra dhe fëmijë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shtetet e tjera.

“Që nga mbrëmë ka rritje drastike të refugjatëve, numerohen mbi 2 400 refugjate”, citon ‘Presheva Jone’

Nderkohe ne qendrën e pranimit për refugjatë janë pranuar rreth një mijë dhe po presin një numër edhe më të madh.

Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq ka thënë se Kryqi i Kuq po ofron ndihma, momentalisht ka ushqim të mjaftueshëm dhe mjete higjienike, por qumështi për fëmijë është duke u mbaruar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: