Pas 260 ditësh jashtë fushe, Zlatan Ibrahimovic sheh dritën në fund të tunelit dhe mund të jetë vetëm disa ditë larg kthimit të tij te Milani.

Veterani suedez 41-vjeçar ndihmoi skuadrën në fundin e sezonit të kaluar për të marrë titullin që mungonte prej vitesh, por gjërat për të më pas nuk shkuan mirë.. Menjëherë pas fitores së Scudettos, Ibrahimovic iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak dëmtimi, duke e detyruar atë  të qëndrojë jashtë fushës për më shumë se gjysmë viti.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, Ibrahimovic përfundoi të gjithë seancën e sotme stërvitore bashkë me grupin, duke treguar shenja tepër pozitive në Milanello. Tashmë, në bazë të asaj që thuhet, lojtari mund të jetë gati për ndeshjen e të premtes me Torinon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: