Më shumë se 2.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë është vënë re se numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit.

Në kulmin e krizës së refugjatëve, më 6 mars, 142,300 njerëz u larguan nga Ukraina në Poloni.

Para luftës, numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni arrinte në 16,800.

Por sisa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia.

Studiuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se aktualisht mbeten rreth 1.3-1.4 milionë.

Më shumë se 900,000 ukrainas kanë aplikuar për një numër identiteti kombëtar polak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb