Më shumë se 300 personalitete ishin të ftuar në darkën shtetërore që presidenti amerikan, Joe Biden shtroi për nder të homologut të tij francez, Emmanuel Macron dje në mbrëmje, një listë që përfshinte gjithkënd duke filluar nga zyrtarët qeveritarë, stilistët francezë të modës, disa aktorë, donatorë të mëdhenj dhe deri te prezantuesit e emisionit “Morning Joe” i MSNBC-së, sipas nytimes.com.

Aty ndodheshin edhe kryeredaktorja e ”Vogue”, Anna Wintour apo Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple.

Biden ftoi gjithashtu liderët republikanë, përfshirë senatoren Susan Collins dhe deputetin Kevin McCarthy.

Darka me kravata të zeza, ku morën pjesë edhe zonjat e para, respektivisht Jill Biden dhe Brigitte Macron, përfaqësoi një rikthim të pompozitetit diplomatik dhe një përpjekje të SHBA-së dhe Francës për të shfaqur forcën e aleancës së tyre, pas problemeve të politikës së brendshme të Bidenit.

Të pranishmit darkuan me aragosta dhe djathra amerikane.Jon Batiste, muzikanti fitues i Grammy dhe kompozitor, performoi në këtë mbrëmje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: