Ndërtuan një ekip në limite, jo shumë të qartë nëse do të luanin apo jo në elitë, por këto detaje tashmë kanë pak rëndësi. Erzeni nuk është më thjesht një surprizë, por është realitet i prekshëm, të paktën deri më tani.

Shifrat e ekipit shijakas nuk janë rastësi, është i vetmi ekip që në 5 javë nuk njeh humbje. Jo vetëm kaq, janë i vetmi ekip që nuk ka pësuar ende asnjë gol.

Xhevahir Kapllanaj ka ndërtuar një bunker të vërtetë, shifrat e tyre kalojnë përtej Shqipërisë, gjithashtu janë një ekip cinik në maksimum. Me vetëm 3 gola të shënuar, kanë arritur të marrin plot 11 pikë, 3 fitore identike nga 1-0.

Pas vetëm 5 javësh, Erzeni nuk preferon të mbajë me statusin e hirushes, por sigurisht këto shifra dhe kjo ecuri, nuk mjaftojnë për të ndryshuar objektivat, qëllimi i tyre kryesor mbetet të sigurojnë mbijetesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb