ITALI

Rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar ulje krahasuar me ditën e diel.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 169 persona me Covid-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 234 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona, 4 më shumë se një ditë më parë ku ishin 9. Deri tani numri i të vdekurve në shtetin fqinj ka shkuar 34.967 persona.

Ndërkohë rastet aktive në mbarë Italinë janë 13.157 persona. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 178 pacientë. Ndërsa të infektuarit me koronavirus që prej nisjes së pandemisë janë 243.230 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: