TIRANË- Jo vetëm ish-kryeministri Sali Berisha por edhe djali i tij Shkëlzen Berisha akuzojnë një nga negociatorët shqiptarë në bisedimet me Greqinë si agjent. Në një status në “Facebook”, Shkëlzen Berisha e quan madje spiun grek dhe thotë se kanë dashur ta testojnë.

“Spiun grek në ekipin negociator shqiptar? Me siguri kanë dashur ta testojnë!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Më herët, jashtë parlamentit Berisha denoncoi ‘një skandal’ sipas tij, vendosjen e Artur Meçollarit në krye të grupit të negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë.

“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ish-spiuni të Forcave Ushtarake, i larguar pas dokumentimeve të pa kundërshtueshme të SHISH dhe ushtrisë por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokurorisë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin”, tha Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: