TIRANE
Beniada Nishani njihet si modele e famshme, por në shtëpinë e Big Brother ka treguar edhe punën e parë që ka bërë para se të niste mdelingun. Teksa fliste me Arbrin ajo pranoi se dikur punonte në një dyqan me mamin dhe pastronin.

“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, tha Beniada.

Beniada ka folur shpesh për jetën në Itali dhe vështirësitë e ndërtimit të karrierës atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: