I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, ish presidenti i republikës, Bujar Nishani komentoi edhe një herë takimin në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta. Ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen e tij për presidentin Meta lidhur me procesin për ngritjen e GJykatës Kushtetuese, Nishani tha se prej kohësh maxhoranca ushtron një shantazh e dhunë politike ndaj institucionit të Presidentit.

Ndër të tjera Nishani komentoi edhe vendimin e dhënë sot nga KPA për shkarkimin e z.Besnik Muçi, i emëruar te Presidenti si anëtar i gjykatës kushtetuese. Për ish presidentin Nishani, trupa e vetingut sot ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe nuk duhet të jetë më pjesë e këtij institucioni, raporton BalkanWeb.

“Jemi të befasuar në kuptimin e kurajës se deri ku mund të shkonte dhuna ndaj kushtetutës e shtetit ligjor. Ka vite që maxhoranca ushtron një shantazh e dhunë ndaj institucionit të Presidentit. Jemi në kushtet kur është vënë në dyshim kushtetuta e vendit dhe reforma në drejtësi që është mbajtur si një flamur i madh i shpresës për të ecur ndryshe.” – u shpreh Nishani.

Keni qenë vetë president, cfarë perceptuat prej Metës?
Së pari diskutuam rreth agresionit që po ushtrohet nga maxhoranca e legjislativi mbi institucionin e Presidentit, për arsye të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese dhe të minimit të reformës në drejtësi. E mbështes plotësisht qëndrimin e Presidentit, për të ruajtur integritetin e institucionit, synohet t’i merret tagri kushtetues gati gati me sjellje talebane, por edhe qëndrimin e tij për të ruajtur procesin për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe perceptimin të publiku.

Lidhur me vendimin e KPA, Meta u shpreh se nuk habitet, ka një diskutim nëse duhet të jetë në detyrë z.Muçi?
Padiskutim që ka një tendencë të hapur që në nisje të reformës në drejtësi për kapje politike. Po më e rënda është dhunimi i përcaktimeve ligjore e kushtetuese, të grisësh Kushtetutën është shumë herë më e rëndë,z. Muci në momentin që është dhënë vendimi nuk është më subjekt i KPA sepse nga momenti që u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ka nisur punën nuk është më prokuror. Vettingu nisi e bitisi me z.Muçi si prokuror, subjekti Muçi si prokuror ka pushuar së ekzistuari. Kjo tregon se deri ku shkon papërgjegjshëmëria profesionale, në ç’nivel të dobët e skandaloz për të respektuar edhe bazën fondamentale të jurisprudencës janë atë anëtarë. Në debatin tim do të jenë ata anëtarë të vettingut, që kanë shkelur ligjin nuk duhet të jenë më anëtar të atij insituticion aq të rëndësishën. Është shkelur rëndë kushtetuta, dhe kjo tregon se jemi në një situatë shumë të rëndë të minimit të reformës në drejtësi.

Meta përmendi referendumin..
Nuk e kemi diskutuar sot në takim, por është një mekanizëm i demokracisë. është e pamundur ashtu si është parashikuar në kushtetutë. Do ishte një zgjidhje e mirë, por në gjykimin tim kërkon tre faza: kërkon një periudhë parapërgatitrorë, mundësi reale për zhvillimin. Duhet të shkojmë në referendum ndoshta për një kushtetutë të re. Pra, referendumi do të kërkojë cështje madhore, por të jemi realist, nëse është mjet i rëndësishëm i demokracisë, ndërsa ana tjetër e medaljes me mundësitë sot në kushtetutë është shumë e vështirë. Ndaj ti qëndrojmë korrekt asaj që është sot në kushtetutë.

Rasti i Gjykatës Kushtetuese është i qartë si kristali, është dhënë vendimi i Venecias, mbi këtë bazë është shkruar në kushtetuta.

Tregohet në kushtetutë, që anëtarin e parë e cakton presidenti më pas parlamenti, gjykata kushtetuese, e më pas me këtë renditje deri te anëtari i nëntë,  me qëllim ruajtjen e balancave

Dhe së treti, thuhet që ai e nis detyrën vetëm pas betimit para Presidentit. pra, cështjet janë mjaft të qarta, kushdo që tenton të minojë këtë proces ka përgjegjësi të madhe në raport me ligjin e moralin. Pavarësisht interpretimeve politike, unë do të doja të shihja një reagim popullor, për të mbrojtur kushtetutën.

Me një dekret shpërndahet parlamenti, tha Meta a e shpërndan dot parlamentin në këtë situatë?

Unë nuk bëj interpretime të deklaratave që vijnë nga institucioni i Presidentit. Unë i referohem ligjit e kushtetutës. Shpërndarja e Parlamentit si akt do vi përmes një dekreti, por edhe kjo përcaktohet qartë kur lëshohet dhe pse. Parlamenti i sotëm nuk plotëson kushtin bazë për të patur 140 deputetë, për faktin se janë shteruar të gjitha hapat, pra ky parim nuk plotësohet dhe ky është objekti i parë për t’u gjykuar nga Gjykata Kushtetuese, ndaj vjen edhe ky sulm nga maxhoranca i trembet faktit që të gjykojë legjitimitetin kushtetues për të gjykuar parlamentin aktual, që është në kundërshtim të hapur.

I pyetur se sa janë mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat i ka kërkuar opozita, ish-presidenti Nishani tha se nuk vjen si një kërkesë për veten por për shkak të kolapsit ku ndodhet vendi.

“PD dhe opozita nuk kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme për veten por ka një kërkesë të tillë si rrjedhojë e një analize logjike, juridike për shkak të asaj ku ndodhet vendi. Ndodhemi në një kolaps politik, institucional dhe shoqëror. Ky kolaps do të zgjidhet përmes një zgjedhje demokratike. Sa më parë të zgjidhet ky kolaps nuk ka rrugë tjetër përveç se zgjedhjeve. Ndaj zgjedhjet duhet të jenë sa më parë. Ky është argumenti juridik, krejt normal”, u shpreh Nishani, raporton BalkanWeb.

Sa i përket protestave ai tha se është e drejtë e lidershipit të opozitës por se personalisht mbështet një lëvizje mbarëpopullore.

“Aksioni politik është një e drejtë ekskluzive e lidershipit të opozitës. Gjithmonë kam këmbëngulur që duhet respektuar vendimmarrja politike a tyre që kanë tagrin. Në qoftë se institucionet drejtuese dhe lidershpi i opozitës mendojnë se aksioni politik duhet fokusuar tek protesta unë e mbështes. Unë mbështes atë vendimmarrje dhe gjykim që i takon lidershipit. Unë personalisht mendoj se Shqipëria ka nevojë për një lëvizje mbarëpopullore që të largojë dhunën dhe instrumentet e dhunës që po imponojnë vullnetin e një pakice”, theksoi ish-presidenti Nishani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb