Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, është takuar këtë të hënë me mekanikë të qytetit të Vlorës.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Luan Rama thekson në takim është diskutuar për problematikat që kjo kategori hasin në punën e tyre të përditshme, mungesën e infrastrukturës dhe vizitat e shpeshta sipas tij, të inspektorëve të tatimeve.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Me mjeshtrat e Vlorës:
DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË,
QYTETARË TË MIRË …

Ata janë mjeshtrat e Vlorës.
Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do.
Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar.
Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europine në marrdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb