Ylli i arteve marciale Conor McGregor është përfshirë në një tjetër sherr të dhunshëm në Romë, pasi sulmoi DJ italian, Fran cesco Facchinetti. Sipas “Daily Mail”, disa orë pasi djali i tij u pagëzua në Vatikan, McGregor dyshohet se e goditi në fytyrë Facchinetti-n dhe i theu hundën.

Francesco pretendon se sulmi ishte i pa provokuar dhe se ai dhe gruaja e tij po festonin me McGregor dhe të fejuarën e tij, para se kampioni i UFC ta gjuante me grusht përpara 10 dëshmitarëve në hotelin “St. Regis”.

“Ai më sulmoi pa arsye pasi folëm për më shumë se dy orë dhe gjithashtu u argëtuam së bashku. Mund ta kisha mbyllur gojën dhe të mos i thoja asgjë askujt, por meqenëse jam këtu, duhet të them se ai person është vërtet i dhunshëm dhe i rrezikshëm.“- tregoi Facchinetti për një milion ndjekësit e tij në Instagram.

Facchinetti tha se kishte në plan ta padiste McGregor. Sipas gruas së Dj-t, Wilma, McGregor i kishte ftuar vetë në festë.

“Për fat të mirë, Francesco ishte shumë afër, kështu që McGregor nuk mund ta gjuante më fort. Francesco fluturoi, ra në tavolinë dhe pastaj në tokë. Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ‘Po bën shaka? A është shfaqje?’.

Pastaj u paralizova. U ktheva dhe pashë që miqtë e tij po e mbanin, sepse donte të vazhdonte ta rrihte Francesco-n. Pastaj e morën. Francesco ishte gjakosur. Doja ta ndihmoja, ndërkohë që rojet na larguan,”- tha ajo në Instagram.

Ky nuk është konfrontimi i parë fizik i McGregor jashtë ringut. Pak kohë më parë, ai sulmoi Machine Gun Kelly-n në “VMA”, sepse sipas tij, këngëtari nuk kishte pranuar të bënte foto me të.

Në vitin 2019, McGregor u akuzua gjithashtu për sulm, pasi goditi një burrë në një bar të Dublinit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb