SHBA

Pas padisë dhe dëmshpërblimit 50 milionë dollarë që i bëri ish –bashkëshortes së tij Johnny Depp shkon më tej me prova të forta kundër saj.

Në rrjet janë shpërndarë disa foto në të cilat aktori i njohur shfaqet më sy të nxirë dhe ndërkohë 40 faqe janë dorëzuar në gjykatë që ‘gozhdojnë’ ish-bashkëshorten Amber Heard.

Në dokumente citohen disa dëshmitarë, të cilët akuzojnë Amber se qëllimi i saj i vetëm ishte të promovonte vetën dhe karri erën e saj si aktore.

Ylli i ‘Piratëve të Karaibeve’ dhe Amber Heard u divorcuan në janar të vitit 2017 vetëm pas 15 muaj të martuar. Ambër akuzonte aktorin për dhunë fizike dhe se ai e kishte goditur në fytyrë me një iPhone duke u shkaktuar të nxira në sy.

Sipas 55-vjeçarit, Amber ka shpikur gjithcka vetëm për të rritur famën e saj deh karrierën. Pra sipas aktorit 33-vjecarja ka mashtruar për të promovuar filmin e saj të parë si protagoniste. Gjithashtu Johnny Depp deklaron se Amber e ka tradhtuar me sipërmarrësin miliarder, Elon Musk në periudhën kur ata ishin ende të martuar.

Ai betohet se viktima në të gjithë këtë histori nuk është ish-bashkëshortja e tij, por ai. Ndërsa avokati i aktorit të njohur deklaron se ka prova me foto e video dhe dëshmitarë në lidhje me këtë çështje. Kujtojmë që pas divorcit me Johnny Depp, ish- bashkëshortja e tij fitoi 5.5 milionë dollarë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb