PS pret një përgjigje nga LSI, për ftesën e bërë që nga Asambleja e dhjetorit. 1 prilli është dita e përvjetorit të 4 të koalicionit dhe socialistët presin konfirmimin nëse më 18 qershorit aleati në Qeveri, do të dalë përkrah tyre apo jo.

“1 prilli s’ka ardhur akoma por ka ende ditë. PS i bëri ftesë publikisht LSI që të jetë pjesë e aleancës. LSI duhet dhe do të kthejë përgjigjje si ta duan ata. Kjo është një çështje që tashmë PS e ka thënë fjalën e saj. I takon kolegëve të LSI, që edhe ata të shprehen për këtë çështje. Është tërësisht një zgjedhje e tyre, ne e kemi thënë fjalën tone”, – ka deklaruar nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla më një prononcim për “Top Channel”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb