Anglia është thjeshtë perfkete në këtë rrugëtim të “tre luanëve” në kualifikueset e Botërorit: 5 ndeshje 5 fitore, 17 gola të shënuar vetëm një i pësuar. Tifozët kuqezi shpresojnë shumë që ishullorët të vijojnë këtë paraqitje fantastike, shpresojnë shumë që Anglia të bëjë të madhen të mërkurën teksa udhëtojnë në transfertë përballë Polonisë. Kjo është një ndeshje ku të besuarit e Southgate mund të mbyllim historinë e kualifikimit që në raundin e gjashtë, është një sfidë direkte mes dy ekipeve favorite në Grupin I.

Grupi I
Grupi I

Një kombinim i duhur, një fitore e Anglisë në këtë transfertë dhe një fitore e mundshme e Shqipërisë përballë San Marino mund të na dhurojë vendin e dytë në këtë grup që do të ishte mbyllja perfekte pas sfidave të shtatorit, një objektiv mese i suksesshëm për momentin. Pas fitores së pastër 4-0 ndaj Andorra, falë “dopietës” së Lingard dhe golave të Harry Kane dhe Saka, Anglia renditet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, plus 5 në raport me Poloninë që shpartalluan San Marino me rezultatin 7-1. Me 9 pikë pas 5 ndeshjeve, Shqipëria renditet në vendin e tretë, plus 3 pikë në raport me Hungarinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb