Një ditë përpara sfidës me Sevilla-n, në shtëpinë e Juves kryqëzojnë gishtat që Dusan Vlahohic të “zgjohet”, të tërheq “Zonjën e Vjetër” drejt finales së madhe në Europa League. “Bomberi” serb po kalon një sezon shumë të vështirë, ka humbur kontaktet me golin prej kohësh. Vlahovic nuk është më i qetë, kjo u pa qartë edhe gjatë ndeshjes së parë me Sevilla-n, ku nuk e priti mirë zëvendësimin e Allegrit.

Pavarësisht se Allegri po përpiqet në çdo formë të rikthejë sulmuesin kryesor në shinat e duhura, Vlahovic mbetet hija e emrit të tij, edhe ndaj Cremonese ishte inekzistent në fushë. Për Vlahovic dhe për Juven, Sevilla është një pengesë e fortë, një kundërshtar ekspert.

Andaluzët janë ekipi që kanë fituar më shumë në Europa League, 6 titull, këto i kanë arritur vetëm në 17 vitet e fundit. Barazimi 1-1 në sfidën e parë, lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, një sfidë totale ndërmjet dy ekipeve që kërkojnë me çdo kusht të shpëtojnë këtë sezon duke shkuar në finalen.
(BalkanWeb)