Sot do të luhet një nga klasiket e Evropës, Itali-Gjermani. Pas humbjes me Argjentinën, kundërshtari i parë i axurrëve të Roberto Mancinit në Ligën e Kombeve është Gjermania, me të cilën nuk përballen prej gjashtë vitesh.

Kjo sfidë do të luhet në Bologna, në ‘Dall’Ara’. Është një mundësi e mirë për të tentuar të “fshijë” goditjen dhe zhgënjimit e para pak ditëve në “Wembley” ndaj një kundërshtari të nivelit më të lartë. Konkretisht, grupi 3 i Ligës së Kombeve (2022- 2023) është i nivelit më të lartë, sepse edhe Anglia do të sfidojë Hungarinë në ndeshjen tjetër.

Siç paralajmëroi Mancini pas përplasjes ndaj Argjentinës, do të ndryshojë shumë në formacionin e Italisë. Në fushë do të shohim një formacion revolucionar krahasuar me atë që doli në “Wembley”: nga Florenzi te Bastoni, nga Locatelli te Tonali, nga Politano te Scamacca, duke kaluar nëpër Pellegrini, hapësirë për linja të dyta dhe eksperimente.

Gjermania në vend të kësaj do të dalë në fushë me një ekip plot me elementë të talentuar. Werner do të jetë sulmuesi më i avancuar i 4-2-3-1 të trajnerit Flick, i cili përfshin gjithashtu praninë e Gnabry, Muller dhe Sané. Në mbrojtje ka vend për Rüdiger, i cili sapo ka kaluar nga Chelsea te Real Madridi.

Formacionet e mundshme:

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Acerbi, Bastoni, Spinazzola; Locatelli, Cristante, Tonali; Politano, Scamacca, Pellegrini.

GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer; Kehrer, Süle, Rüdiger, Raum; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sané; Werner.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb