Në sytë e shumë tifozëve, Belgjika shihet si favorit, një përfaqësuese e mbushur me yje, me një brez lojtarësh nga më të mirët në qarkullim, por sërish këtij ekipi i mungon stofi i një përfaqësueseje me peshë. Belgjika kërkon me çdo kusht të ndryshojë këtë status, këtë të shtunë kanë premierën e tyre në “Euro2020”, përballë 30 mijë tifozësh në Sen Peterburg, i sfidon Rusia: “Do të jetë një test i vërtete për ne, jam dakord për faktin se ndeshja e parë shpesh është më e vështira, duhet të futesh në fushë në kushte perfekte psikologjike dhe fizike”, u shpreh Roberto Martinez në konferencë për shtyp.

Nga porta në sulm, në radhët e Belgjikës gjen pa frikë lojtarë me një potencial të jashtëzakonshëm, nga Courtois e deri tek Lukaku e Mertnez, por në këtë premierë Martinez duhet të bëjë llogaritë pa dy nga lojtarët më të rëndësishëm, Eden Hazard, i zhdukur prej kohësh, totalisht jashtë forme dhe Kevin de Bryne, në garë me kohën për tu rikuperuar pas atij dëmtimi të pësuar në finalen e Champions League. Lukaku thirret në apel në këtë premiere, sulmuesi i Inter vjen në “Euro2020” në një formë fantastike, me Inter zhvilloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, i kurorëzuar me titullin kampion në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb