Adrenaline, emocione dhe gara me makina në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo ishte panorama e garës me makina Race of the Illyrians mbështetur fuqishëm nga birra “Korça”.

Gara mblodhi dashamirësit e motosportit duke dhuruar emocione te forta dhe adrenaline. Eventi tërhoqi jo pak vëmendjen e te apasionuarve pas makinave me fuqi të madhe motorike. Gara e mbështetur nga Birra “Korça” u nda në 3 kategori: me 55 pjesëmarrës si profesionistë dhe amatorë, ku të gjithë u përpoqën jo vetëm të jepnin maksimumin
Në zemër të sheshit “Nënë Tereza, pjesëmarrësit dhe publiku u ndalën tek stenda e birrës ‘Korça’.

E njohur nga të gjithë si birra e parë shqiptare dhe për cilësinë e saj të shkëlqyer, “të certifikuar” nga degustatorë ndërkombëtarë, stenda e “Birrës Korça” u kthye në një epiqendër vizitash. Birra “Korça” dhe Race of the Illyrians japin mesazhin e drejtimit te mjetit me përgjegjësi.

Një nder organizatoret, përfaqësuesi i Illyrius Motorsport, Xhuljano Caka , një ftesë ka për të apasionuarit ndaj shpejtësisë që adrenalinën e tyre ta shprehin në kompeticione të tilla me kushte sigurie e jo nëpër rrugë duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Birra “Korça” do të vazhdojë të mbështesë evente të tilla mbushur me adrenalinë që mbledhin jo pak adhurues të makinave të shpejta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb