TIRANË- Një kontroll rutinë i policisë në mjetin ku udhëtonin 4 të rinj, dy 19-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe e dashura e tij vetëm 14-vjeçe zbuloi një histori aspak normale, atë të abuzimit seksual të së miturës.

Kur patrulla e policisë ndaloi drejtuesin e mjetit S. D pasi lëvizte pa patentë dhe nën efektin e alkoolit në komisariat u shoqëruan edhe dy shokët e tij që ishin në makinë S.D dhe R.H të dy 19-vjeçarë, si dhe e dashura e tij 14-vjeçarja A.B e cila ka shokuar policinë.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se ka qënë pikërisht dëshmia e vajzës e cila ka shokuar policinë, çka ka ndryshuar edhe akuzën për tre të rinjtë.

E mitura është shprehur se kishte dalë nga banesa e saj pa lejen e prindërve për të shkuar në një lokal me të dashurin e dy shokët e tij, e pikërisht aty thotë të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin, ndërsa dy shokët e tij më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Fill pas kësaj ngjarje vajza iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, nga ku u konstatua konsumimi i aktit seksual. Por pas dëshmisë së parë, në praninë e psikologëve vajza ka ndryshuar versionin e historisë, duke deklaruar se ka shkuar me dëshirë me tre djemtë.

Policia ka arrestuar 3 të rinjtë për akuzën e abuzimit seksual me të mitur dhe është në pritje të vendimit mjekoligjor, nëse vajza ka pjekuri seksuale ose jo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb