Ata këtë muaj i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Fjala është për artisten Fjolla Morina dhe partnerin e saj, Fisnik Sylën, të cilët u martuan në fillim të muajit dhjetor, por pa ndonjë ceremoni festive.

Të njëjtit po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndonëse tashmë janë bërë të njohur për dedikimet ndaj njëri-tjetrit.

Kësaj radhe, çifti ka realizuar një set të ri fotografik para aparatit të fotografit të njohur Endrit Mertiri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krijuesja e hitit “Jena bo tym” shfaqet tejet elegante në një fustan ngjyrë të gjelbër, i cili duket të jetë pjesë i biznesit të saj të ri ‘Fjolla Morina Store’.

Në anën tjetër, biznesmeni nga Gjilani po ashtu ka zgjedhur një kostum të zi për të pozuar pranë gruas.

“Brenda ngjyrës së gjelbër”, ka qenë mbishkrimi i njërit postim të ndarë në Instagram.

Fjolla dhe Fisniku janë prindër të dy fëmijëve nga lidhjet e tyre të mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb