SHBA

Të mërkurën, Joe Biden mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ceremoni solemne të mbajtur kryesisht virtualisht, ai u bë Presidenti i 46-të i ShBA-së, teksa me të marrë këtë detyrë, stafi i tij i rrjeteve sociale ka nisur me njëherë punën.

Atij i është dhënë në përdorim llogaria në e quajtur POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) në Twitter, e cila për këto katër vite ka qenë në pronësi të Trumpit.

Aktualisht, POTUS ndjek 13 faqe në Twitter dhe njëra ndër to është ajo e modeles me famë botërore, Chrissy Teigen.

Kjo e fundit, me të parë që faqja zyrtare e presidencës amerikane ka filluar ta ndjekë, ka publikuar në Twitter këtë fakt, duke treguar se ka ngelur e befasuar nga ky fakt.

“O Zoti”, shkroi modelja pas rishpërndarjes së postimit ku shkruhej: “Faqja zyrtare e POTUS tani ndjek 11 njerëz – të gjithë ata ndihmës të Bidenit, dhe pastaj Chrissy Teigen”. Chrissy është njëherësh bashkëshortja e këngëtari me famë ndërkombëtare, John Legend.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb