Nëpërmjet konferencës vjetore të 11-të, Neptun përmblodhi mbylljen e një tjetër viti mjaft të suksesshëm. Sipas fjalimeve të dhëna në këtë event nga drejtues të vetë kompanisë, partnerë të saj por edhe drejtues të Grupit Balfin, 2019-ta ishte një vit i arrirë në aspektin e biznesit, por edhe më shumë në përsosjen e aftësimit dhe harmonisë ndërmjet burimeve njerëzore, që janë aseti më i çmuar i kompanisë. Në vitin 2020 qëllimi i rritjes mbetet i njëjtë, ku konsumatori do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.

Koncepti i konferencës ishte stafeta, ku analogjia ishte përdorur për të treguar përditshmërinë e punës së të gjithë stafit të Neptun dhe partnerëve të tij. Motoja kryesore që u lançua në këtë event dhe që do të përdoret për gjatë gjithë vitit ishte: “Më të mëdhenj & Me të mirë”. Mbi 400 persona ishin pjesëmarrës, përfshi punonjës të Neptun, partnerët e Beko, bashkëpunëtorë dhe drejtues të lartë të Balfin si dhe nga kompani të tjera pjesë të grupit.

  • foto galeri

Z. Alexandros Kosenas, drejtori ekzekutiv i Neptun, foli mbi rrugën e suksesit që është ndjekur në këto 27 vite nga kompania, kontributin dhe zhvillimin e sektorit të retail si dhe strategjitë organizative për periudhën në vijim. Gjithashtu edhe për sfidat e përcaktuara nga dukuritë natyrore të vitit që lamë pas. Ai falenderoi të gjithë punonjësit dhe partnerët që janë vazhdimisht pjesë e rrugëtimit të Neptun si edhe për përshtatjen e lehtë të tyre me ndryshimet dhe vështirësitë e hasura gjatë vitit. Z. Kosenas bëri të qarta qëllimet e kompanisë për vitin 2020 dhe tha se të gjithë bashkë do të jenë më të mëdhenj dhe më të mirë në këtë industri.

Tartale
Tartale

Sipas fjalimit të Znj. Evis Tartale, drejtoreshë e divizionit komercial dhe marketingut, qëllimet për 2020 mbeten zhvillimi, shërbimi i personalizuar i klientit, krijimi i një eksperience dixhitale më të mirë dhe zgjerimi i produkteve dhe shërbimeve të Neptun.

Një mirënjohje e veçantë u shpreh për të gjithë stafin e Neptun Durrës, të cilët, pavarësisht situatës me të cilën po përballej qyteti, qëndruan në krye të detyrës më të motivuar se kurrë.

Muka
Muka

Eventi u mbyll me fjalimin e Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit Balfin, Znj. Edlira Muka. Ajo vuri në dukje sipërmarrjet e Grupit në sektorin e shitjeve të organizuara me pakicë dhe uroi Neptun për 27 vite të suksesshme në treg. “Është me të vërtetë një emocion shumë i madh t’iu shohësh se si përditë rriteni dhe përmirësoheni dhe që keni kapur thelbin e vërtetë të tregut: shërbimin e konsumatorit dhe vënien e tij në qendrën maksimale të vëmendjes” – u shpreh Znj. Muka.

Një pjesë shumë e rëndësishme e konferencës ishte edhe ndarja e çmimeve, ku “Neptun Kavaja” u shpall si dyqani më i mire për vitin 2019 dhe me performancën më të lartë.

Neptun operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më tej. Në Maqedoni, Neptun, është lider i tregut përkatës, gjithashtu edhe në Kosovë, ku po zgjerohet dita ditës duke qenë prezent në pjesën më të madhe të shtetit.

Fituesi
Fituesi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: