Verdiktet pas dy ndeshjeve në grupe në Botërorin e Katarit ishin këto: Franca, Brazili dhe Portugalia ecin më tej, Kanadaja dhe Katari eliminohen. 40 gola të shënuar në xhiron e dytë të fazës në grupe, me disa përmbysje në disa ndeshje, sidomos ditën e djeshme.

Po cilët shkëlqyen dhe u paraqitën dobët pas dy ndeshjeve të para. Bruno Fernandes me notën 8 e çon ‘playmaker’-in portugez në krye të klasifikimit të më të mirëve. Szczesny, portieri polak gjithashtu bëri mirë me notën 8. Duke qëndruar te Polonia, Lewandowski u zhbllokua merr nota 7.5.

Me këtë notë edhe Mbappè që realizoi dy gola kundër Danimarkës. Pastaj vijnë me radhë: Aboubakar i Kamerunit, Ziyech i Marokut, Kramaric i Kroacisë dhe dy lojtarët e Iranit, Cheshmi dhe Rezaiean.

Ndërsa futbollistët me notat më të ulëta janë: Portieri Hennesey i Uellsit, me notën 4, i cili mori karton të kuq. Gjithashtu Miller është fajtor për golat e pësuar nga Kanadaja ndaj Kroacisë.

I njëjti vlerësim për Khoukhi, qendërmbrojtësi i Katarit, fajtor për dy nga tre golat e pësuar nga vendasit ndaj Senegalit. Në listën e dështimeve edhe yje si Bale apo James të Uellsit apo Son i Koresë së Jugut dhe  dhe Batshuayi i Belgjikës, që morën notën 4.5.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb