Enzo Fernandez theu rekordin e transferimeve në Premier League, me Chelsean që e bleu për 121 milionë euro. Por mesfushori argjentinas nuk është më i paguari në kampionatin anglez. Kampioni i botës zë vetëm vendin e 10-të, duke përfituar 15.5 milionë paund në sezon.

Vetëm 100 mijë paund më shumë merr Casemiro tek United dhe Grealish te City. Vendi i shtatë i përket një tjetër futbollisti të Chelsea-s. Sterling paguhet rreth 17 milionë paund në sezon.

Më pas vijnë dy futbollistë të United, Varane me 17.7 milionë paund dhe Sancho me 18.2 milionë. Të njëjtën shumë merr edhe Salah te Liverpool. Podiumi nis me portierin e United, De Gea, rroga e të cilit shkon në 19.5 milionë euro në vit.

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland i Cityt po me 19.5 milionë dhe në vendin e parë shoku i tij i skuadrës Kevin Bryune me 20.8 milionë paund në vit. Siç shihet në top 10-she dominojnë futbollistët e United dhe Cityt, pastaj Chelsea, ndërsa Liverpool përfaqësohet vetëm me 1. Vetëm vend i 27-të për Harry Kane, më i paguari i Tottenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb