Ne kemi parë Avtoros Shaman 8×8 më parë. Kjo makinë u paraqit nga Top Gear, duke na mahnitur me monstruozitetin dhe natyrën e saj ‘apokaliptike’.

Mund të bëjë që një Mercedes-AMG G63 6×6 të duket si një makinë e ‘imët’. Është sikur ‘Hulk’ qëndronte ballë për ballë kundër ‘Ujkut Fenris’.

Por përveç që është monstruoz për nga madhësia, dhe fakti që ka tetë rrota gati të mëdha sa qeniet njerëzore, Shaman 8×8 në të vërtetë mund të notojë.

Sigurisht, jo notuar fjalë për fjalë, por në fakt është një automjet amfib që mund të notojë dhe lëvizë rreth ujit të detit, siç shihet në këtë video të ngarkuar nga Supercar Blondie të YouTube.

Automjeti me tetë rrota bëri rrugëtimi i tij në plazhin e Dubait të dukej si një shëtitje në park.

Shaman 8×8 nuk është aq i fuqishëm sa prisni. Motori i tij me naftë mund të prodhojë vetëm deri në 170 kuaj fuqi (127 kilovat), duke mbajtur një rezervuar karburanti me kapacitet 68,7 gallons (270 litra).

Mund të arrijë vetëm shpejtësi deri në 44 milje në orë (71 kilometra në orë), por me këto numra, mund të arrijë 755 milje (1,215 kilometra) në një rezervuar të plotë me naftë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb