Super Kiki, humoristja e talentuar greke dhe njëherësh influencuesja e të varfërve siç pretendon të jetë, me emrin e vërtetë Kiki Litsaki në një intervistë të dhënë për mediat greke ka treguar sesi shoqëria me një shqiptar e ktheu në grabitëse kur ishte adoleshente.

Në intervistën për “Konilo Talks”, Super Kiki ka zbuluar momente nga koha e kaluar në burg dhe ka përshkruar me detaje vjedhjet që ka bërë.

“E kuptova shpejt se ajo që po bëja ishte e gabuar. E kuptova në më pak se pesë muaj. Mendova se disa njerëz e bëjnë këtë dhe disa njerëz jo sepse kështu jam rritur. Djemtë me të cilët shoqërohesha e dinin çfarë bënin, por jo unë. Ishte një organizatë kriminale në të cilën u bëra pjesë. Ne bëmë gjithçka përveç vrasjes. Grabitëm kioska dhe pika karburanti. Ajo ishte më e mira ime. Nuk kam veshur doreza,i hapja dyert me duar. Nëse hapej, do të hyja”, ka rrëfyer Super Kiki.

Më pas ajo ka treguar për një ngjarje, kur Super Kiki dhe miqtë e saj kanë vjedhur një makinë dhe kanë hyrë në tavernën ku punonte nëna e saj.

Pastaj morën mish të grirë, pije joalkoolike dhe bakshishet e kamarierit.

“Ne ishim fëmijë, kishim humbur durimin. Nuk po kërkonim para droge, ato ishin aty. E kishim për hobi”, tha ajo.

Gjithashtu, Super Kiki ka përmendur se një shqiptar e ka bërë të vjedhë një kioskë. Ajo ishte vetëm 11 vjeçe, merrte revista me dhurata por nuk prekte kasën, por më pas ai i kërkoi me këmbëngulje paratë.

“Më kapi nga këmbët, më tundi derisa ranë paratë dhe gjeti diçka që kisha fshehur. Fillova të vrapoja me shpejtësi nëpër rrugët e ngushta. Ai po bërtiste. Pas shumë e shumë vitesh isha në Metagogon dhe e pashë. U gëzova që pashë dikë të njohur, por ai as që më përshëndeti, po kujtonte gjithçka që ndodhi”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb