PRISHTINË

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë gjatë vizitës në Kosovë në një bashkëbisedim me studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës, i ftuar nga këta të fundit.

Pasi foli për ftesën dhe sugjerimet për të mos shkuar, Rama tha se i ka qejf rreziqet, teksa nuk mungoi një leksion për politikën. Ai tha se pa politikën, nuk do kishte as Kosovë sovrane.

“Kur mora e-mailin i thashë stafit që shikoni mundësinë e organizimit, pjesa e madhe ishin skeptikë dhe më sugjeruan jo, pse të vija të rrezikoja, por unë i kam qejf rreziqet prandaj jam këtu. Gjëja më e mirë është që të debatojmë.
Një gabim elementar që bëjnë shumë kur thonë unë s’merrem me politikë sepse merresh. Nuk merresh ti, politika merret me ty. Sa më shumë njerëz merren me politikën, aq më shumë ekzistojnë mundësinë që politika të jetë e dëgjueshme. Në sa më pak duar, ekziston rreziku që politika të mos dëgjojë dhe kuptojë njerëzit. Kam respekt për të rinjtë që nuk e refuzojnë sfidën e të marrit me politikë. Politika ka lindur për të bërë bashkë njerëzit për të bërë gjërat që të vetëm nuk mund t’i bëjnë dot.


Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë pak të këqija, pa politikën nuk do ishin shumë nga gjërat që njerëzimi sot ka. Nuk do kishte pasur as liri e as të drejta, as përparim në çështjen e barazisë gjinore, sisteme mbështetje për më të dobëtit, pa politikën nuk do kishte as Kosovë sovrane sot. Shpresoj të jeni sa më shumë të rrezikshëm në pyetet që do keni”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb