KORÇË

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Tirana, i cili u kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas, në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: