Nuk ka një pikë të mbledhjes së protestuesve. Gjatë gjithë mbrëmjes së sotme, teksa kanë dalë për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, protestuesit kanë marshuar e vrapuar në rrugët e Tiranës.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se pas djegies së kazanëve të mbeturinave tek ‘Komuna e Parisit’, protestuesit janë rikthyer në zonën e Bllokut. Me sharje e thirrje “Rama Ik” ata kanë marshuar në rrugë, duke bllokuar dhe trafikun, ndërkohë që policia është pozicionuar menjëherë me skafandra e gatshme për të ndërhyrë.

Në zonën e “Vasil Shantos”, gazetarja Dorjana Bezat raportoi se vijojnë shoqërimet e protestuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb