TIRANË

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit ‘Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin’, kreu i qeverisë iu përgjigj akuzave bërë një ditë më parë, pas premtimit të tij për ujë të pisjhëm 24 orë në ditë.

“Jeni ju të gjithë, kujtohuni pak sepse është shumë e rëndësishme të kujtoheni e të kujtohemi nga jemi nisur për të kuptuar jo vetëm se ku duam të arrijmë e si duhet të arrijmë, por pse aty ku duam të arrijmë e mënyra se si duhet të arrijmë lidhet me durimin, me durim. E pse jemi këtu e nuk jemi atje, direkt pas 7 vitesh? Se më thonë, flet akoma për ujin. Po si t’ia bëj që mos flas për ujin? Pse unë? Ne e lamë Shqipërinë në atë derexhe për ujin e në atë derexhe për energjinë dhe në atë derexhe për shërbimet e të tjera me rradhë? E me kë krahasoni?

Nuk ka pasur Gjermania, nuk ka pasur Italia, nuk ka pasur Greqia, nuk ka pasur asnjë vend nga aty ku shkruani dhe krahasoni situatë vjedhjeje, grabitjeje, shpërdorimi të energjisë, të ujit, të sistemeve të shpërndarjes së tyre e me rradhë e me rradhë, deri para 7 vitesh? E nuk kanë pasur rrumpallhane, kap çfarë të kapësh dhe hidh çfarë të ngelet për këta, popullin, deri para shtatë vjetësh? I kanë bërë dekada e dekada më parë.

Kush ka shkuar në Gjermani, kush ka shkuar në Itali, kush ka shkuar në Francë, në Angli e kudoqoftë, ka gjetur gati atë për të cilën breza e breza kanë punuar, me dekada e me shekuj e nuk mund të pretendoj që këtu të bëhen gati për 7 vjet e kusur ato që nuk u bënë as për 100 vjet apo për 50 vjet, apo për 25 vjet dhe jo vetëm nuk u bënë për 25 vjet, por u shkatërruan.” u shpreh Rama, ndërsa theksoi se marrja e përgjigjes online me nënshkrim, vulë elektronike për të gjitha shërbimet në e-albania që janë aplikime, është objektiv i mandatit të tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: