Replika në distancë ka pasur mes ministrit Cakaj dhe analistit Lubonja gjatë diskutimit në studion e “Real Story”.
Ndërsa Lubonja e krahasoi Ramën me Gedafin dhe tha se Italia e përdori për hallet e saj, Cakaj e kundërshtoi duke e quajtur “karikaturë dhe banalizim” gjithë cfarë tha analisti.

Lubonja: Është e vërtetë që Italia ka arsye të jetë e pakënaqur nga Europa, që mund të shpërbëhet se e ka humbur misionin e saj. Por në këtë situatë Italia po përdor për hallet e saj një Gedaf të vogël.

Cakaj: Karikaturë dhe banalizim heqja e paraleleve mes Ramës dhe Gedafit, ju thoni që në Europë po vdes solidariteti por nuk e vlerësoni solidariten e treguar nga Shqipëria. Unë nuk paraqita përshtypjet e mia, u bazova në fakte. E thotë KE që kemi arritje të pashembullta në luftën ndaj korrupsionit dhe pasurisë së krimit, teza e tij që po shkojmë në komunizëm nuk vlen pasi bie në kundërishtim me procesin e zgjerimit të Europës. Unë e shoh celjen e negociatave si ndihmesë pëe tranzicionin që po kalon demokracia këtu. Reforma në drejtësi është madhore. Unë s’kam pse diskutoj me zotin Lubonja, kur KE rastin e Shqipërisë e konsideron positive dhe një model për tu eksportuar në rajon.

Lubonja: Kjo është fatkeqësia se edhe në rajon vendet e tjera janë të udhëhequra nga regjimet. Ty të doli presidenti të tha këtu vendos diktatura, më thua mua sukses ti….

Cakaj: Kërkoj mirëkuptim Zoti Lubonja…se nuk ju ndërpreva

Lubonja: Mirë, mirë nuk po vazhdoj më…

Cakaj: Lubonja po i quan regjime të korruptuara vendet e rajonit por pikërisht KE thotë se Shqipëria është celësi për ta zgjidhur këtë situatë.

Lubonja: C’ka foli ministri provon që politikanët synojnë të qeverisin me legjitimitet nga të huajt dhe jo nga populli i vetë. Shiko cfarë mendon populli yt më parë.

Cakaj: Gjithë referencat e mia nuk kishin për qëllim të dëshmoja se jemi legjitim në Shqipëri se na do Europa, nuk i shpalosa arritjet si rrjedhojë për tu legjitimuar por që ta bëjmë diskutimin konkret dhe t’ju referohemi fakteve…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb