Keni në krah një person vërtet besnik apo dikë që nuk humb rast për të tradhëtuar? Eh, kjo varet edhe nga shenja e tij/saj e horoskopit. Le ta zbulojmë bashkë se cila shenjë tradhëton më shumë, në një shkallë rritëse nga 1 tek 10!

1.Dashi: Nuk është ai më i keqi në botë. Ndonjëherë e ekzagjeron me komplimentat ndaj të tjerave, por vetëm sepse i pëlqen të flirtojë. Por në fund mund të rrish e qetë. Sa është tradhëtar? 4.

2.Demi: Kur të vjen me lule e çokollata, mos i beso. Ka diçka që po fsheh. Sa është tradhëtar? 8.

3.Binjakët: Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj ki kujdes se tradhëton shpesh dhe me dëshirë. Por se bën me dashakeqësi. Sa është tradhëtar? 10

4.Gaforrja: Nëse nuk ndihet në qendër të vëmendjes mund të bëjë gjithçka. Tregoji vëmendje ose e di mirë se ç’të pret. Sa është tradhëtar? Nga 5 në 10. 5.Luani: Nëse tradhëton e bën për mëri. Mos e zëmëro sepse do të të bëjë të qash. Por më parë mund ta çosh “në djall”. Sa është tradhëtar? 5. 6.Virgjëresha: Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është natyrë dembele dhe kjo e mban larg tradhëtive. Sa është tradhëtar? 3.

7.Peshorja: Shumë shpesh kur mendon se do të të tradhëtojë, në realitet vetëm po përpiqet nëse armët e saj ende funksionojnë. Sa është tradhëtar? 4.

8.Akrepi: Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur përfshihet nga zjarri i dëshirës. Por nëse e tradhëton ti dhe ai e merr vesh, kontakto agjencinë funerale. Sa është tradhëtar? 0 ose 10.

9.Shigjetari: E mërzisin gjërat e zakonshme të ditës. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që s’ka shkuar kurrë më parë. Më pas harron gjithçka sepse për të ishte vetëm një arratisje. Sa është tradhëtar? 9.

10.Bricjapi: Nëse është i dashuruar mund të vësh dorën në zjarr. Nëse nuk është atëherë gjërat ndryshojnë. Sa është tradhëtar? 2.

11.Ujori: Lërë në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse se bën të tradhëton nga inati. Sa është tradhëtar? 6.

12.Peshqit: E fut shumë trurin në punë para se të tradhëtojë. Nëse të tradhëton, më pas pendohet shumë dhe ndaj nuk e bën. Mund të vdesë nga ndjenja e fajit. Sa është tradhtar? 3. /Femrat/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: