“Më thuaj ku është Mirko se do e vras”.

I revoltuar dhe me një thikë në dorë, kështu u drejtua për në spitalin ku ndodhet babai i vogëlushit Matias, daja shqiptar i tij. Ai ka shkuar për të vrarë Mirko Tomkoë, i cili pak ditë më parë masakroi me thikë djalin e tij Matias, të cilën e kishte me një grua shqiptare. Megjithatë, daja i vogëlushit është ndalur nga autoritetet. Babai i Matias, Mirko, ndodhet i shtruar në repartin Belcolle, ku gjenden të gjithë ato të burgosur që kanë problem shëndetësore.

Daja i fëmijës tani është dërguar në komisariat dhe rrezikon të burgoset. Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua në Vetralla, ku babai i 10-vjeçarit u arratis nga spitali ku ndodhej dhe masakroi me thikë djalin në shtëpinë e tij. Ai ishte në prag divorci me gruan shqiptare dhe besohet se vrasjen e ka kryer për shkak të konflikteve me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb