Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, këtë të hënë, ishte i ftuar përmes një lidhjeje direkte, djali i çiftit që mbetën të vrarë 2 ditë më parë në Divjakë.

Leonardi, tregon se babai dhe nëna kohët e fundit kishin konflikte së bashku dhe mamaja, prej 1 javësh ishte duke qëndruar te shtëpia e gjyshit. Pasi mori besën e babait se nuk do të kishte më konflikte me të ëmën, Leonardi, drejtohet për në shtëpinë e gjyshërve dhe del garant se do e mbronte atë.

Por, ai thotë se ndihej i tradhtuar, pasi babai ndërmori aktin ekstrem duke e vrarë gruan dhe nënën e djalit. Ai thotë se është prerë në besë nga i ati, pasi nëse do të kishte kuptuar se do të konfliktoheshin do e kishte dërguar sërish nënën te shtëpia e gjyshërve.

“Njerëzit e nënës më pritën dhe jo aq mirë, sepse unë i dhashë premtimin për nënën. Pata komunikim me gjyshin, sepse unë dola garant që nuk do të bëj më babai. Babai e bëri këtë gjë pa dijeninë time. Unë mund ta merrja nënën dhe ta dërgoja te babai i vet dhe ia shpëtoja jetën. Ai s’kishte pse ta vriste nënën, se më dha premtim. Unë e merrja nënën dhe e dërgoja prapë atje.

Unë i dhashë premtimin gjyshërve se nëna do të ishte e sigurt. Gjyshi më tha mua ‘ që ai është i tensionuar dhe mund ta vrasi nënën’, por atë që i bëra unë gjyshit që i dhashë premtimit, por kjo nuk doli, sepse më tradhtoi babai”, u shpreh djali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb