TIRANE

Një rast tradhtie bashkëshortore është trajtuar këtë herë në studion e emisionit “Fol me psikologen” në kanalin e “Gazeta shqiptare” në Youtube.

40-vjeçari nga Tirana, baba i 2 fëmijëve ka rrëfyer martesën e tij 15-vjeçare me bashkëshorten me të cilën ishte njohur që në bankat e shkollës. Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.

Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re. Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.

40-vjeçari thotë se nuk mund ta akuzonte për dyshimet e tij pa prova dhe kjo ishte arsyeja që kontaktoi një detektiv privat. 20 ditët e pritjes së të vërtetës ishin plot ankth dhe frikë nga ajo që do të merrte vesh. Momentin e bashkëshorten e ka përjetuar si një çast frike, por edhe çlirimi.

Pas zbulimit së tradhtisë bashkëshortore ajo që e ka shokuar ishte reagimi i saj. Në gjykatë kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe të gjitha provat e mbledhura nga detektivët i përdori dhe fitoi. I ftuari tjetër në emision ka qenë drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra. Ai ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat:

Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb