Prej gati gjashtë vitesh nuk arrin të fitojë në derbi, por përtej statistikave negatiove në sezonet e fundit, përballja e sotme kundër rivalëve të përjetshëm e gjen Tiranën në një situatë aspak normale. Me një trajner emergjence dhe me mungesa të rëndësishme në formacion, bardheblutë kërkojnë të prishin “mallkimin”.


78996302 2439366639652777 7295766662593118208 O
78996302 2439366639652777 7295766662593118208 O

Emanuel Egbo ka marrë mbi shpatulla një detyrë të vështirë, megjithëse ish-portieri ka një favor ndryshe nga paraardhësit e tij. Ai nuk ka asnjë përgjegjësi në zhgënjimin e Tiranës deri në këtë pikë të sezonit dhe si rrjedhojë është i çliruar nga presioni. Kjo mund të jetë një plus edhe për skuadrën që të zbresë në fushën e lojës.


78739064 2439366626319445 7329984405047345152 O
78739064 2439366626319445 7329984405047345152 O

Pikërisht, këtu nisin problemet për Egbo, që duhet të bëjë llogaritë pa shumë prej titullarëve. Të sigurta janë mungesat e Dungës e Hasanit të dëmtuar si dhe Kale të pezulluar për shkak kartonësh. Edhe Osmani me shumë mundësi do të qëndrojë jashtë, duke detyruar teknikun të riformaojë mbrojtjen me Muçën sërish titullar në krah Vangjelit ose Imamit.


Formacioni Tirana Foto
Formacioni Tirana Foto

Për t’u zgjidhur mbetet edhe krahu i djathtë, ku në balotazh për një vend në formacion janë Doka dhe Kërçiku. Në mesfushë, Çelhaka projktohet titullar bashkë me Torasa dhe Bathën. Një lajm I mirë për Tiranën është rikthimi i Kobinah, që bashkë me Halilin pritet të ndihmojë Majkëll Ngo në majën e sulmit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb