News 24 dhe BalkanWeb sigurojnë foton e makinës që përdorën vëllezërit Shera për ekzekutimin e 71 vjeçarit, Abdulla Budlla.

  • foto galeri

Sipas gazetares Dorjana Bezat, automjeti me targe Aa171DI është marrë me qira në biznesin e Greisian Çelës në aksin Fushë Krujë- Vorë një ditë para ngjarjes.

Vëllezërit i thanë se do e përdornin makinën për një dasmë dhe në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative “me trashëgime çifti”.

Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë në zonë u identifikua mjeti i përdorur nga autorët dhe policia ushtroi kontroll në biznesin e Greisian Çelës ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri. Vepra penale për të cilat ai ra në pranga.

Një ditë më parë, vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë. Dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.

Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, vëllezërit kanë pohuar se kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, por sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimmet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb