Ish-deputeti Ben Blushi ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto me Nedin Vlorën, nipin e Ismail Qemalit.

Ai ka zbuluar se me të është takuar në promovimin e librit të tij, “Historia e Familjes Vlora”, ndërsa nënvizon se është një nga personazhet e librit të tij “41 sekrete” me histori mbi stërgjyshin e tij Ismail Qemali dhe përpjekjet e tij për tu shpallur mbret i Shqipërisë.

Postimi:

ME NEDIN VLORËN, NIPIN E ISMAIL QEMALIT

Nedin Vlorën e takova në përurimin e librit të tij Historia e Familjes Vlora. I dhashë librin tim “41 Sekrete ” tek i cili e kam personazh dhe ku Nedini më tregon historinë e tij dhe përpjekjet e stërgjyshit Ismail Qemalit për tu shpallur mbret i Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb