Të shtëna me armë zjarri, që u pasuan me disa viktima u regjistruan mbrëmjen e sotme në Kopenhagen të Danimarkës.

Sulmi me armë ndaj qytetarëve të pafajshëm ndodhi në qendrën më të madhe tregtare të kryeqytetit danez “Fields”.

Policia daneze deri më tani ka sqaruar se ka disa viktima dhe ka arrestuar një 22-vjeçar danez si autorin e sulmit, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm.

Shefi i policisë Soren Thomassen tha se motivi i sulmit me armë ndaj civilëve ishte i paqartë, por nuk mund të përjashtonte “një akt terrorist”.

Pamjet para arrestimit të tij tregojnë personin e armatosur duke mbajtur një pushkë të madhe gjahu mbi supin e tij, ndërsa ai ecën përpara dhe mbrapa në qendrën tregtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një shikues, Mahdi Al-Wazni, raportoi se kishte parë personin e armatosur me një armë gjahu 200 metra larg.

Ai i tha TV 2 News: “Ai ishte i lehtë në fytyrë. Ai kishte veshur uniform gjuetie me ngjyrë ushtarake”.

Dikush tjetër tregoi se si policia daneze qëlloi të shtëna paralajmëruese dhe i bërtiti një burri që “të hidhte armën”.

Ata i thanë Ekstra Bladet: “Ne i dëgjuam ata duke bërtitur ‘lëshoje armën’ dhe qëlluan disa të shtëna paralajmëruese. Menjëherë dolëm nga garazhi dhe u kthyem djathtas në drejtim të aeroportit të Kastrup, ku pamë tre deri në katër policë që i bërtasin një burri me armë në dorë.

Ndërkohë,  policia ka izoluar të gjithë zonën në ishullin Amager, ku ndodhet qendra tregtare. “Jemi të pranishëm në masë dhe masivisht në Fields, ku kemi marrë njoftime për të shtëna me armë”, thonë agjentët.

Nënat u panë duke shtrënguar foshnjat ndërsa blerësit e tmerruar u larguan nga skena horror. Një dëshmitar që ishte në qendër raportoi se kishte dëgjuar të paktën 15 të shtëna.

“Më bërtitën të shtrihesha se dikush po qëllonte. Unë shkova poshtë banakut të lokalit dhe u shtriva dhe qëndrova aty, derisa mbërriti policia. Ishte e gjitha joreale, si në një film”, tha një nga personat që ndodhej në qendër.

Një tjetër dëshmitar okular, i cili ishte me një shok në një restorant në katin e fundit, raportoi se kishte parë shumë njerëz në panik që befas nxitonin drejt daljes.

Ndërkohë raportohet se sulmi me armë ndodhi vetëm disa orë para se këngëtari i mirënjohur britanik Harry Styles të performonte aty pranë.

Këngëtari i hitit “Watermelon-Sugar” vazhdoi me koncertin në orën 20:00, duke u thënë fansave se po “lutej për të gjithë të lënduarit në këtë masakër”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: