TIRANE– Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Ingrid Konomi është emëruar zëvendës drejtoreshë e Përgjithshëme e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe të Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

Në urdhrin e Ramës thuhet se emërimi i zonjës Ingrid Konomit në këtë pozicion është bërë “Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të vendimit numër 289, datë 17 Maj 2006 të Këshillit të Ministrave “Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar me propozimin e ministrit të Drejtësisë”.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb